Sport

Kastrati drejt Kosovës, FBK-ja e synon edhe Sipahin

Kosova ende nuk ka përzgjedhës në basketboll, por është Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) që po kryen një pjesë të punës së përzgjedhësit.

Drejtuesit e FBK-së janë në kontakt me lojtarë që mund të përforcojnë përfaqësuesen për ciklin e ardhshëm eliminator, shkruan sot Koha Ditore. Në debutim, në eliminatore për "Eurobasket 2017", Kosova kishte vetëm humbje, ndërsa në gusht të këtij viti, Kosova paraqitet në paraeliminatore për botërorin e vitit 2019.

Në grup Kosova e ka Maqedoninë e Estoninë, ndërsa synon të renditet në dy pozitat e para që ofrojnë mundësinë e vazhdimit të garimit në Divizionin A.

Një prej lojtarëve që pritet t'i bashkohet Kosovës është fundori Erjon Kastrati, për të cilin FBK-ja ka shfaqur interes shumë kohë më parë. Kastrati vjet nuk u paraqit për Kosovën, ndërsa ishte në listën e gjerë të Sllovenisë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.