Sport

Kosova ka kapitenen dhe lojtaren më të mirë te kundërshtari i parë

Një muaj më parë, Qëndresa Krasniqi mbajti shiritin e kapitenes së përfaqësueses së Kosovës në futboll, në turneun përgatitor "Alanya Cup".

Të mërkurën që vjen, Krasniqi prapë do të jetë në fushë në një ndeshje të Kosovës. Por do të luajë kundër lojtareve që i drejtonte në fushë një muaj më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Krasniqi, që llogaritet prej futbollisteve më të mira të Kosovës, është grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë. Me "kuqezinjtë" është duke stërvitur edhe futbollistja më e mirë e Kosovës për vitin 2016, Zylfije Bajramaj.

Do të jetë e veçantë ndeshja, që të mërkurën nga ora 12:00 luhet në Elbasan. Në fushë do të jenë të gjitha lojtare shqiptare, njëmbëdhjetë për Shqipërinë, njëmbëdhjetë për Kosovën. Mund të ndodhë ndonjë pasim i gabuar në atë ndeshje....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.