Sport

Më shumë se gjysma e Superligës pas Jetmir Topallit

14 gola në po aq ndeshje të zhvilluara është bilanci fantastik i sulmuesit, të Vushtrrisë, Jetmir Topalli, i cili në janar u transferua te vushtrriasit nga 2 Korriku.

Paraqitjet e mira, kanë bërë që 20 vjeçari, të marrë shumë oferta nga klubet e Superligës.

Në një intervistë për Sportin në KTV, Topalli tregon për interesimin e madh që kanë shprehur shumë skuadra, emrat e të cilave nuk deshi t’i bëjë publike.

Topalli mendon se ka ardhur koha të provohet në Superligë, por sipas tij problem mbetet kontrata që ka me ekipin e Vushtrrisë.

Sulmuesi nga Kaçaniku zbuloi se kush ka merita për arritjet e tij si dhe foli për një merak që i ka mbetur.

Topalli ka qenë pjesë e Kosovës U19, por tani pret ftesën edhe nga Kosova U21.