Sport

Liverpooli transferon Fabinhon

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Monacos, Fabinho.

Sipas raportimeve, klubi anglez ka transferuar Fabinhon për 40 milionë funte.

Edhe pse Fabinho ka luajtur si mbrojtës krahu, ai ka shkëlqyer edhe në pozitën e mesfushorit defansiv dhe këtu mendohet se do të jetë pozita që do ta ketë në Anfield, ku do ta zëvendësojë Emre Canin që pritet të largohet.

Braziliani do të jetë pjesë e Liverpoolit pas 1 korrikut.