Sport

Grupi bujar ofron shpresë për Rusinë

Rusia nuk ka performuar në nivelin më të lartë që kur ka arritur në gjysmëfinale të Evropianit 2008 dhe me një skuadër që tash ka mungesë të kualitetit dhe përvojës, plus rezultatet e dobëta në kohën e fundit, ka kërcënim të vërtetë për një eliminim të hershëm turpërues nga nikoqirja e Kupës së Botës.

Afrika e Jugut është vendi i vetëm nikoqir që ka dështuar të kalojë fazën e grupeve, ndërsa kjo i ndodhi kur organizoi Botërorin 2010, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Rusia duhet të ofrojë performancën më të mirë në Kupën e Botës, nëse dëshiron të evitojë fatin e njëjtë.

Bashkimi Sovjetik në të kaluarën kishte qenë fuqi e futbollit, duke përfunduar në vend të katërt në Botërorin 1966, ndërsa ishte kampion Evrope në vitin 1960.

Që nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik, përkatësisht shpërbërja, Rusia ka dështuar të kalojë fazën e grupeve në botërorët 1994, 2002 dhe 2014, por një shpresë kësaj radhe është se ka pasur një short bujar. Rusia gjendet në Grupin A me Arabinë Saudite, Uruguain dhe Egjiptin.

Me Uruguain që po pritet të dalë i pari në grup, është me rëndësi që Rusia të nisë Botërorin me fitore në ndeshje kundër Arabisë Saudite në stadiumin “Luzhniki” në Moskë më 14 qershor, para se të përballet me Egjiptin e më pas me Uruguain, të udhëhequr nga dyshja e fuqishme e sulmit e përbërë nga Edinson Cavani dhe Luis Suarez... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)