Sport

Chelsea arrin marrëveshjen me Sarrin

Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri për të zëvendësuar Antonio Conten në Stamford Bridge.

“Blutë” pritet të largojnë Conten këtë sezon pas dështimit duke e mbyllur sezonin në pozitën e pestë.

Bisedimet për largimin e Contes janë duke vazhduar, pasi italiani mësohet se po kërkon 17.5 milionë funte si kompensim nëse shkarkohet.

“SkySports” raporton se Chelsea tashmë ka marrëveshje në parim me Sarrin, por s’mund të zyrtarizojë sepse ai akoma është në kontratë me Napolin, ku do të zëvendësohet nga Carlo Ancelotti.

Chelsea do të detyrohet të paguajë klauzolën prej 7 milionë funtesh nëse duan që ta zyrtarizojnë Sarrin para 31 majit.