Ramos i uron shërim të shpejtë Salahut

Ramos i uron shërim të shpejtë Salahut

27 maj 2018 15:02

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i ka uruar shërim të shpejtë Mohamed Salahut të Liverpoolit, pas lëndimit që egjiptiani pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën.

Salah u detyrua të largohej nga ndeshja para kohe shkaku i përplasjes që pati me Ramosin.

25-vjeçari tani rrezikon edhe Botërorin në Rusi, ndërsa Ramos është shprehur se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

“Nganjëherë futbolli tregon anën e mirë dhe të keqen. Mbi të gjitha ne jemi miq. Shërim të shpejtë, Salah. E ardhmja të pret”, ka shkruar Ramos në Twitter.

Salah ka shënuar 44 gola në të gjitha garat në sezonin 2017-18, përfshirë dhjetë në Ligën e Kampionëve, ku Reali mbrëmë fitoi titullin e tretë rresht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme