Sport

Kloppi flet për lëndimin e Salahut dhe gabimet e Kariusit

Descriptive Text

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar për humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve, duke folur për lëndimin e Mohamed Salahut dhe gabimet e portierit Loris Karius.

“Plani ishte që të luajmë për fitore, asgjë tjetër, nuk kisha çfarë të them. Filluam mirë dhe luajtëm ashtu siç donim. Situata me Sergio Ramosin [dhe Mohamed Salahun] ishte e keqe dhe befasoi gjithë ekipin. Humbëm momentumin pozitiv dhe menjëherë u kundërpërgjigjën”, ka thënë Klopp.

I pyetur nëse është në pjesëmarrja e Salahut në Botëror, Klopp ka thënë: “Po, e pabesueshëm. Është serioze. Lëndimi është në krah”.

“Tentoi të luante, por nuk e kam parë më. Ai ndoshta është në spital për rrezet X. Nuk dukej mirë”, ka shtuar gjermani.

Klopp foli edhe për gabimet e portierit.

“Loris Kariusi e di, e dinë të gjithë. Është turp [të pësosh] në ndeshje të tilla, në një sezon të tillë. E di për gjendjen e tij, është djalosh fantastik. Gabimi i dytë erdhi si pasojë e të parit”.