Jerry Tuwai, heroi i Fixhit

Jerry Tuwai, heroi i Fixhit

27 maj 2018 18:06

Thikë në njërën anë, pirun në anën tjetër - këto janë fjalët që Jerry Tuwai i ka shkruar në këpucët e tij të para të ragbit.

Nëse do që të luajë ragbi, atëherë duhet të sigurojë jetesën nga ajo, e porositi nëna.

Për familjet në Newtown, një nga qarqet më të varfra në periferi të Suvas, kryeqendër e Fixhit, këpucët e ragbit ishin të shtrenjta, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. I rritur në një shtëpi njëdhomëshe, shtëpia e familjes së Tuwait është modeste. Por sot për njerëzit e Newtownit, ylli i Fixhit përfaqëson shpresë.

“Ky nuk është vend i mirë”, thotë nëna e Tuwait, Seruwaia Vualiku nga shtëpia e familjes. “Në këtë komunitet ka krime, por Jerry është rritur në këtë vend. Gjithë fëmijët, kur luajnë lojë, duan të jenë si Jerry. Ai po vendos një standard për ta. Ai nuk pi alkool e nuk tymos as duhan. Fëmijët duan të ndjekin hapat e tij”.

Tuwai, që luante ragbi me shishe të plastikës në rrugët e Newtonit, tash është kampion bote, kampion olimpik dhe së fundi është zgjedhur edhe kapiten i përfaqësueses së Fixhit në ragbi me shtatë lojtarë për skuadër.

E kuptueshme, familja e tij është krenare. Kur i biri së pari është zgjedhur për të luajtur në përfaqësuese, nëna e tij Vualiku qau.

“Isha aq e pushtuar nga lumturia. E dija se nuk do të shqetësohem për ushqim dhe për rroba. Dhe Jerry e bëri këtë për ne; për mua, bashkëshortin tim dhe fëmijët e mi. Nuk isha unë, nuk ishte bashkëshorti im. Ishte Zoti. Pasi e di se unë nuk ëndërrova që Jerry një ditë të bëhet superyll, një ragbist siç është bërë. Ishte e gjitha plan i Zotit”, thotë Vualiku.

Jerry i njëjtë

Tuwai vetë ka pranuar se në një periudhë ishte pranë të futej në rrugën e telasheve. Por ragbi, të cilin nisi të luante pasi hoqi dorë nga volejbolli në moshën 18-vjeçare, i ofroi përgjigje.

Si një figurë shtatshkurtër, 170 centimetra, fanellën e parë që Tuwai e veshi te një skuadër lokale i ra deri te gjunjët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme