Sport

Vazhdon mbretërimi i Realit në Evropë

Real Madridi ka fituar për herë të tretë rresht dhe për të 13-ën herë Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 3 me 1 në finalen e zhvilluar sonte në Kiev.

Finalja u përshkrua me lëndimin e Mohamed Salahun dhe me gabimet e portierit të Liverpoolit, Loris Karius që ishte fajtor në dy gola të “Mbretërve” në këtë takim.

Karim Benzema realizoi në minutën e 51 kur portieri gjerman gaboi me degazhim.

Tre minuta më vonë Liverpooli u kthye në lojë me golin e Sadio Manes, por kaq ishte nga loja e “Të kuqve” pasi në skenë doli Gareth Bale që realizoi dy gola fantastik.

Në minutën e 64-të realizoi me akrobacion ndërsa në minutën e 84 lansoi një goditje të fuqishme të cilën nuk mund ta ndalte Karius për rezultatin përfundimtar 3 me 1.

 


Bale vazhdon serinë e golave në finale

Min 84 - Gareth Bale me një goditje të fuqishme dhe të pandalshme nga Loris Karius ka realizuar për rezultatin 3 me 1.

Karius bëri edhe tjetrin gabim që ia mundësoi golin Realit në këtë takim.


Supergol i Gareth Bale

Min 64 -Gareth Bale pak minuta pasi hyri në lojë si zëvendësues i Iscos, është përkujdesur që të realizojë një nga golat më të bukur të garës evropiane.

Uellsiani realizoi me akrobacion për rezultatin 2 me 1 për Real Madridin.


Liverpooli kthehet në lojë me golin e Manes

Min 54 -Liverpooli është kthyer në lojë me golin e realizuar nga Sadio Mane në minutën e 54, tre minuta pasi pësoi golin nga Karim Benzema.


Karius ia dhuron golin Realit

51 - Loris Karius ka bërë njërin nga gabimet më të mëdha në karrierën e tij kur ia mundësoi golin Karim Benzemas.

Portieri gjerman ia “dhuroi” topin francezit që realizoi shumë lehtë


Shtylla shpëton Liverpoolin në pjesën e dytë

47 - Rastin më të mirë në takim e pati Isco me të filluar pjesa e dytë kur pas gabimit të Lallanas, Isco dridhi portën e gjermanit, Loris Karius.


Mbyllet pjesa e parë e finales së “Championsit”

Min 45 ' - Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve është mbyllur me një gol të anuluar të Real Madridit shkaku i pozitës jashtë loje, por tifozët e Liverpoolit u shtagën me lëndimin e yllit kryesor të skuadrës, Mohamed Salah.

25-vjeçari pësoi një lëndim në krah dhe u zëvendësua me Adam Lallanan. Edhe Real Madridi është dashur t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin Dani Carvajal që u lëndua, për t’u zëvendësuar me Nachon.


Pozita jashtë loje ia mohon golin Realit

Min 42' - Real Madridit i është anuluar një gol shkaku i pozitës jashtë loje.

Cristiano Ronaldo goditi me kokë, por atë e priti portieri Karius, ndërsa topin e kthyer në rrjet e dërgoi Karim Benzema që ishte në pozitë jashtë loje.

Image

Lëndohet edhe Carvajali

Min 35’- Dani Carvajal është lënduar dhe ka dalë me lot në sy nga fusha, pak minuta pas lëndimit të yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Carvajal u zëvendësua nga Nacho.

Image

Lëndohet Salahu, me lot në sy del nga loja

Liverpooli nga minuta e 28 do të luajë takimin me Real Madridin pa Mohamed Salahun në fushë pasi ka lënduar krahun e majtë gjatë një dueli që pati me lojtarët e klubit spanjoll.

Salah me lot në sy u largua nga fusha për t’ia liruar vendin Adam Lallanas.

Image

Navas shpëton Realin

Min 22’ Keylor Navas ishte shpëtimtar i Real Madridit kur priti goditjen e Alexander-Trent Arnold.

I riu anglez erdhi në një mundësi të mirë për të goditur pasi mbrojtja bllokoi një goditje të brazilianit Firmono, ndërsa Arnold lëshoi një goditje të fuqishme të cilën e priti me vështirë portieri i Realit.

Image

Dominim i lehtë i Liverpoolit

Kur po zhvillohet minuta e 15 e takimit, vërehet një dominim i Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“Të kuqtë” kishin dy-tri gjysmëraste përmes Mohamed Salah e Roberto Firmino, goditjet e të cilëve u bllokuan nga mbrojtja e “Mbretërve”.

Kur po zhvillohej minuta e 15 Cristiano Ronaldo rrezikoi me një gjuajtje të fuqishme nga krahu i djathtë, por goditja e tij përfundoi lart mbi portën e Loris Kariusit.

Image

Flamuri kuqezi në finalen e Ligës së Kampionëve

20:59 - Ngjashëm si në çdo ceremoni të madhe, flamuri shqiptar nuk ka munguar as në stadiumin e Kievit në të cilin po zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Flamuri kuqezi është në anën perëndimore të tribunës së stadiumit në Kiev.

Image

Dua Lipa hap ceremoninë e finales së “Championsit”

20:40 - Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka hapur ceremoninë e finales së Ligës së Kampionëve.

Dua këtë ceremoni e hapi me këngën “One Kiss” të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

Image

Formacionet zyrtare: Liverpool – Real Madrid

19:38 -Një orë para përballjes, Liverpooli dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet për finalen e Ligës së Kampionëve.

Këto janë formacionet zyrtare:

Image

Image

Tifozët kujdesen për atmosferë para finales së “Championsit”

Tifozët e Liverpoolit dhe Real Madridit tashmë janë para stadiumit olimpik të Kievit për finalen e Ligës së Kampionëve.

Ata janë përkujdesur për atmosferën si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit.

{gallery}