Ramos: Salahu ende nuk është në nivelin e Ronaldos dhe Messit

Ramos: Salahu ende nuk është në nivelin e Ronaldos dhe Messit

26 maj 2018 19:27

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah ka ende rrugë para se të krahasohet me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Salah sot do të përballet me Ramosin në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, por kapiteni i spanjollëve nuk është i mendimit se egjiptiani është në të njëjtin nivel me dy yjet e La Ligas.

“Krahasimi i lojtarëve me Ronaldon dhe Messin nuk është diçka që duhet bërë”, ka thënë Ramos.

“Ata janë në një tjetër orbitë. Janë lojtarë që janë në modë, ata që shkojnë e vijnë dhe ata që rrinë në një vend”, ka shtuar spanjolli.

“Salah është top-lojtar, kjo është e qartë. Këtë e ka treguar sivjet dhe ka mundësi që ta tregojë këtë në vitet e ardhshme, ashtu siç kanë bërë Ronaldo dhe Messi – por ajo është dita pas të nesërmes”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme