Kthimi i pabesueshëm i Parmës në Serie A

Kthimi i pabesueshëm i Parmës në Serie A

26 maj 2018 12:05

Gjykatës iu nevojitën vetëm dhjetë minuta për të deklaruar falimentimin e skuadrës së Parmës në muajin mars të vitit 2015. Vendimi i shpejtë i gjykatës u dha fund muajve të vuajtjeve, gjatë të cilëve ekipit në disa raste iu kishin hequr pikët në tabelën e Serie A; lojtarët dhe stafi kishin mbetur pa paga me muaj të tërë; disa prej ndeshjeve u shtynë për shkak se nuk mund të paguheshin kujdestarët; klubi u shit dy herë për 1 euro, por asgjë nuk vlejti.

Edhe pse i zhytur në borxhe e në fund të tabelës, për Parman pati mëshirë nga Serie A për të mos e përjashtuar deri në fund. Zbritja në Serie B ishte vulosur shumë më herët.

Por për shkak se klubi nuk mundi të gjente një blerës dhe të paguante borxhet që në total arrinin 210 milionë euro, përfshirë pagat e papaguara në vlerë prej 63 milionë eurosh, Parmës iu mohua edhe një vend në Serie B.

Kështu që, edicionin 2015/16 e nisi me emrin Parma Calcio 1913 në Serie D (kategoria e katërt e Italisë).

Si Fiorentina që falimentoi në vitin 2002 dhe Napoli që kishte të njëjtin fat në vitin 2004, Parma u detyrua që të riorganizohet në ligën e ulët dhe të fillonte kthimin gradual në Serie A. Një grup sipërmarrësish lokalë, të quajtur "Nuovo Inizio" (Fillimi i Ri), morën përsipër klubin, duke emëruar ish-trajnerin Nevio Scala si president dhe ish-lojtarin Luigi Apolloni trajner. Si Scala ashtu edhe Apolloni kishin fituar trofe të ndryshëm vendorë e evropianë gjatë epokës së artë të Parmës në vitet '90, gjë që ndihmoi për t'i bindur që të kthehen në klub.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme