Liverpooli kërkon fundin e dominimit të Realit në “Champions”

Liverpooli kërkon fundin e dominimit të Realit në “Champions”

26 maj 2018 08:53

Liverpooli në krye me Mohamed Salahun, sulmues egjiptian, që me golat e tij ia siguroi finalen e Ligës së Kampionëve, shpreson që të shtunën (sot) futbolli sulmues që aplikon, mund të pengojë Real Madridin të bëhet mbret i Evropës për vitin e tretë rresht.

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe kampionit të dy stinorëve të fundit, Real Madridit, do të zhvillohet në Kiev, të shtunën (sot, 20:45), shkruan sot Koha Ditore.

Real Madridi e ka parë ligën elitare të klubeve si diçka të veten prej kohës kur e fitoi pesë herë rresht (1956-1959).

Ekipi madrilen po gëzon epokë të artë dhe po shpreson të fitojë Championsin e katërt brenda pesë vjetësh. As Atletico Madridi (dy herë) e as Juventusi nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë Cristiano Ronaldon, që iu shkaktoi dhimbje në finalet e fundit të kësaj gare.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme