Sport

Arsenali afër transferimit të Lichtsteinerit

Arsenali ka shprehur interesim për Stephan Lichtsteinerin, ish-lojtarin e Juventusit.

Zvicerani mund të bëhet transferimi i parë i Unai Emerys, raporton The Guardian.

Veterani është në kërkim të një klubi të ri pasi ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë kontratën me Juventusin.

Borussia Dortmundi kishte shprehur interesim për 34-vjeçarin, por vetë mbrojtësi kishte mohuar transferimin në Gjermani.