Sport

Agjenti paralajmëron transferimin e Buffonit te PSG-ja

Agjenti i Gianluigi Buffonit ka paralajmëruar se portieri veteran është afër transferimit te Paris Saint-Germaini.

Javën e kaluar Buffoni i dha fund karrierës së tij me Juventusin. Para pensionimit, 40-vjeçari synon të vazhdojë futbollin dhe është raportuar se përfaqësuesit e tij janë në bisedime me klubin francez.

“Do të ishim të lumtur nëse Gigi shkon te Parisi sezonin e ardhshëm”, ka thënë Silvano Martina për Le Parisien.

Në rast transferimi, portieri i parë i PSG-së, Alphonse Areola, pritet të kalojë te Napoli.