Sport

Origi: Dua të jem opsion për të tashmen në sulmin e Liverpoolit

Descriptive Text

Pas golit që shënoi në derbin lokal ndaj Evertonit, Divock Origi ka ritheksuar dëshirën e tij që të jetë sulmuesi kryesor i Liverpoolit tani, dhe jo për të ardhmen.

Belgu u inkuadrua nga banka rezervë për të shënuar golin e fundit në fitoren 3-1 të Liverpoolit në Anfield Road, transmeton Koha.net.

Kjo ishte paraqitja e tij e 26-të këtë sezon, por vetëm në shtatë prej tyre ishte titullar.

“Gjithmonë kam thënë se dua të jem top sulmues për këtë lojtar dhe ndjej se mund të jem, prandaj mendoj se do ta vërtetoj në fushë se nuk jam opsion për të ardhmen, por për të tashmen. Natyrisht ekipi është në radhë të parë dhe jam i lumtur që ndihmoj ekipin, mbështetësit dhe klubin”, është shprehur Origi, raporton Mirror.

Origi vlerëson se fitorja e djeshme ndaj Evertonit ishte një fillim i mirë për të siguruar biletën për Ligën e Kampionëve.