Sport

Liverpooli e nderon Coutinhon me medalje të Ligës së Kampionëve

Descriptive Text

Liverpooli ka vendosur t’ia njoh kontributin Philippe Coutinhos në Ligën e Kampionëve, duke e nderuar me medalje.

Gjatë pjesës së parë të sezonit, Coutinho realizoi pesë gola dhe dy asistime, para se të kalonte te Barcelona në muajin janar.

UEFA ka njoftuar se vendimi për ta shpërblyer një ish-lojtar me medalje nga finalja i përket klubit dhe Liverpooli ka vendosur që t’ia njoh meritat brazilianit për lojërat mes shtatorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.