Sport

Një qytet nga shkretëtira, fuqi e futbollit në Izrael

Descriptive Text

Derisa nata filloi të binte dhe Shabbatit (ditës së pushimit) i erdhi fundi, dritat në stadiumin "Turner" po vinin në jetë dhe qyteti Beersheba u zgjua.

Ndryshe nga qytetet tjera si Tel Aviv apo Jerusalem, Beersheba, qytet jugor me 220 mijë banorë që është buzë Negevit, është shndërruar në qytet fantazmë shkaku i ditës së shenjtë hebraike (Shabbat), shkruan NYT.

Rrugët e ngushta dhe oborret janë bosh e të heshtura edhe pse Beersheba është një qytet i përzier, arabë e beduinë që jetojnë së bashku me hebrenjtë, përcjell Koha Ditore.

Beersheba është ndryshe edhe në mënyrat tjera: tradicionalisht shihet si një qytet i varfër, pa investime, një vend i nxehtë dhe i përgjumur në periferi të Izraelit. Por, në vitet e fundit, sidomos kur janë ndezur dritat e stadiumit, qyteti është kthyer në jetë. Ky edhe është ndryshimi i këtij qyteti.

Tash, para çdo ndeshjeje që e luan në shtëpi ekipi Hapoel Beersheba, dhjetëra autobusë nga rrethinat, fshatrat dhe qytetet në afërsi të Negevit, bartin mijëra tifozë për në stadium. Burra, gra, të rinj e të vjetër, të veshur me të kuqe dhe duke kënduar gjatë udhëtimit, arrijnë në stadium për të përcjellë ndeshjen e vetme në qytet: kampionin në fuqi të Izraelit në futboll...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.