Mbi 700 fëmijë të Pavarësisë shënuan në Gjilan Ditën Olimpike

Mbi 700 fëmijë të Pavarësisë shënuan në Gjilan Ditën Olimpike

25 maj 2018 14:25

Gjilan 25 maj –Në Gjilan sot është zhvilluara vrapimi i mbi 700 fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për të shënuar kështu Ditën Olimpike.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka përshëndetur aktivitetin me lutjen që fëmijët të jenë punëtorë për ndërtim dhe zhvillim të vendit gjatë të ardhmes. Ndërsa, Vjollca Krasniqi, zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë se shënimi i Ditës Olimpike është një vazhdimësi e organizimeve tashmë në kalendarin tradicional, gjithnjë në zgjerim të aktivitetit.

Edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shpresa Hajdari, ka dëshiruar suksese fëmijëve, shëndet, fat dhe angazhim sa më të madh.

Vendi i parë, i dytë dhe i tretë nga dy gjinitë garuese kanë marrë mirënjohje të artë, agjendë dhe bronzt, kurse për të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë diplomat e pjesëmarrjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme