Haradinaj pret në takim kampionin e Kosovës

Haradinaj pret në takim kampionin e Kosovës

25 maj 2018 12:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur përfaqësuesit e klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit.

Haradinaj si dhuratë klubit të Gjilanit i ka ndarë dekoratën e Hartës së Kosovës në takimin e zhvilluar sot, ndërsa përfaqësuesit e Dritës kishin përgatitur një dhuratë simbolike për kryeministrin Haradinaj, e cila ishte një fanellë e Dritës me numrin 10 dhe me mbishkrimin Haradinaj, transmeton KosovaPress.

Drita javën që shkoi arriti që pas barazimit me skuadrën e Prishtinës ,të shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2017/18.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme