Kazuki Yazawa, prifti kajakist

Kazuki Yazawa, prifti kajakist

25 maj 2018 12:52

Rutina ditore e kajakistit japonez Kazuki Yazawa përfshin daljen nga puna në orën 15:00, vozitjen me furgon deri në lumin Saigawa dhe ndërrimin e rrobave të zeza me rroba uji.

Kur nuk stërvit në lumenj, Yazawa është një prift budist, shkruan sot Koha Ditore.

Yazawa 29-vjeçar është inspiruar të merret me kajak, pasi e pa babanë e tij duke u marrë me kajak në një lum lokal dhe ai i vendosi vetes synimet që të arrijë në Lojërat Olimpike. Është një ëndërr që e kishte dhe e arriti edhe motra e tij Aki, që garoi në Lojërat Olimpike në kanotazh, në disiplinën sllallom.

Yazawa thotë se gjakftohtësia e sportit i përshtatet atij.

"Kur jam në ujë në kajakun tim, ndihem i sigurt, ndihem se mund të jem vetvetja", thotë ai.

Ai po ashtu shijon sfidën në ambient të hapur: "Pjesa argëtuese janë rrymat e forta, të duket sikur po vozit në një tobogan të natyrës".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme