Sport

Shaqiri ndihet lider i Zvicrës

Xherdan Shaqiri është i gatshëm të marrë mbi supet e veta barrën kryesore te Përfaqësuesja e Zvicrës në kampionatin botëror "Rusia 2018".

26-vjeçari në një intervistë dhënë "20min.ch" mendon se i ka të gjitha që duhet t'i ketë një lojtar për të qenë lider te Zvicra, shkruan sot Koha Ditore.

"Unë jam një lojtar i kalitur dhe jam një nga lojtarët që aktualisht kam shënuar më së shumti gola për Zvicrën. Unë jam dhe gjithmonë do të jem një lider në ekip", ka thënë Shaqiri.

Shaqiri për Zvicrën është paraqitur edhe në dy botërorët e kaluar, 2010 dhe 2014. Nga marsi i vitit 2010 për Zvicrën ka shënuar 20 gola në 68 ndeshje.

Shaqiri dhe lojtarët e tjerë të ftuar, të martën janë grumbulluar në kampin stërvitor në Feusisberg për ndeshjen miqësore që Zvicra do ta luajë më 8 qershor në Lugano kundër Japonisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)