Bashkimi, skuadër e madhe me suksese të vogla

Bashkimi, skuadër e madhe me suksese të vogla

25 maj 2018 11:38

Bashkimi është një prej katër skuadrave që në basketbollin e Kosovës shpesh njihet edhe si "Katërshja e madhe". Dhe, si i tillë Bashkimi gjithnjë ka qenë kandidat për titull në një mënyrë. Gjithnjë ka shpenzuar në lojtarë të huajë e vendorë, por asnjëherë deri më tash nuk e ka fituar titullin.

Bashkimi i dha fund pritjes së gjatë për titull, kur të mërkurën fitoi ndeshjen e katërt finale ndaj Sigal Prishtinës. Serinë e mbylli me 3:1 në fitore, ndërkohë që ky është titulli i parë në histori të klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi ishte skuadra e vetme e "Katërshes së madhe", që nuk kishte titull të fituar. Kishte vetëm një kupë nga viti 2001. Peja, Trepça e sidomos Prishtina kishin shumë më shumë suksese e tituj.

Në fakt, Për Bashkimin është stinori më i suksesshëm, por edhe një ndër më të lirët në aspektin financiar. Zyrtarët e klubit thonë se këtë sezon kanë shpenzuar shumë më pak se sezonin e kaluar kur nuk fituan asgjë. Këtë ua mundësoi prizrenasve edhe dobësimi i ligës. Peja është në telashe të mëdha dhe mezi mbijetoi, ndërkohë edhe Trepça ka telashe të mëdha dhe nuk arriti të futet në plejof.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme