Sport

Lideri i Yllit pret faljen

Descriptive Text

Agron Berisha gjatë ditës së sotme (e diel) pret një lajm të rëndësishëm për karrierën e tij si trajner. Një lajm që do ta ndihmonte të harronte periudhën e fundit njëvjeçare.

E nëse do të jetë lajm i mirë apo jo, këtë do ta vendosë Kuvendi i punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që do të mbahet sot në Mitrovicë.

Berisha po shpreson që në kuvend t'i falet dënimi, në mënyrë që ai t'i kthehet zejes së trajnerit në krye të skuadrës së Golden Eagle Yllit, të cilën nuk po e drejton tashmë një vit.

"Klubi ka bërë një kërkesë që falja e dënimit tim të shqyrtohet në këtë kuvend. Po shpresoj që dënimi të më falet, në radhë të parë shkaku i karrierës si basketbollist që e kam pasur pa asnjë njollë. Mbi të gjitha, shpresoj që të pranishmit të kenë konsideratë për mua dhe kontributin tim në basketbollin e Kosovës", thotë Berisha.

Në fillim të këtij muaji, Berishës i është bërë një vit që i është ndaluar të ushtrojë zejen e trajnerit. Ai është suspenduar për sulm mbi arbitrin në një ndeshje...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.