Shumë skuadra pas Lewandowskit

Shumë skuadra pas Lewandowskit

24 maj 2018 21:16

Manchester United është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandwoski.

Sulmuesi polak mund të largohet gjatë verës nga “bavarezët” pas problemeve që kishte edicionin që lamë pas.

Real Madridi ka shprehur interesim të vazhdueshëm për polakun, por së fundi në luftë për të siguruar shërbimet e tij ka hyrë edhe Manchester United.

Përveç “Djajve të Kuq” edhe Paris Saint-Germain dhe Chelsea e dëshirojnë 29-vjeçarin.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë bërë të ditur se sulmuesi shtatlartë nuk do të largohet as gjatë kësaj vere nga ‘bavarezët’.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme