Sport

Pochettino nënshkruan kontratë të re me Tottenhamin

Mauricio Pochettino u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen duke nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotspurin.

Ish-trajneri i Espanyolit dhe Southamptonit ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare.

Ai sezonin e fundit e mbylli në pozitën e tretë.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re afatgjate teksa i afrohemi periudhës më të rëndësishme të historisë së klubit dhe që jam trajneri që po e udhëheq ekipin në stadiumin tonë të ri”, ka thënë Pochettino për faqen zyrtare të Tottenhamit.