Sport

Marc Bartra i zhgënjyer që nuk u ftua nga Spanja për Botëror

Mbrojtësi i Real Betisit, Marc Bartra është shprehur i zhgënjyer që nuk zuri një vend në përfaqësuesen e Spanjës për Botërorin 2018.

Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit me Betisin dhe pritej të ftohej për Rusi.

27-vjeçari është shprehur i zhgënjyer edhe pse ka bërë shumë sakrifica për të fituar një vend me Spanjën.

“Kam sakrifikuar shumë me këtë objektiv në mendje, që të shkoj në Botëror dhe është e vërtetë që mora disa vendime për këtë, por nuk ishte e shkruar”, ka thënë Bartra për beIN Spors.

“Nëpër ato që kam kaluar më kanë bërë lojtar më të mirë sesa një vit apo dy vjet më parë dhe përkundër që nuk arrini qëllimet duhet të ecni përpara”, ka shtuar ai.

“Te Spanja ka lojtarë të mëdhenj që kanë shkëlqyer sivjet. Janë elitarë dhe përfaqësueses ia dëshiroj gjitha të mirat”.