Sport

Albian Ajeti: Nuk kam marrë kurrë kërkesë zyrtare nga Shqipëria

Albian Ajeti ka trazuar ambientin kuqezi me një deklaratë të tijën. Ai prej muajsh shihej si tradhtar nga tifozët shqiptarë, pasi zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën në vend të ngjyrave të kombëtares sonë.

Vëllai i tij, Arlind Ajeti është pjesë e kombëtares sonë dhe ky është një rast i veçantë. Kur është pyetur nga mediat zviceriane se a është kontaktuar ndonjëherë nga Shqipëria, Albiani është përgjigjur “ Asnjëherë në mënyrë direkte. Ata kanë pyetur Arlindin për gjendjen time, por jo për gjëra të rëndësishme. Kjo për mua nuk llogaritet”, shprehet Albiani Ajeti.