Sport

Iniesta konfirmon skuadrën e re

Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, ka konfirmuar se do t’i bashkohet klubit japonez Vissel Kobe.

Ai luajti ndeshjen e fundit për Barcelonën kundër Real Sociedadin të dielën. Spanjolli mbylli karrierën te Barça me 674 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Iniesta pritej të kalonte në Kinë, por Vissel Kobe ka fituar garën për 34-vjeçarin dhe pritet ta prezantojë atë të enjten.

Pronari i Vissel Kobes, Hiroshi Mikitani, është shefi ekzekutiv i kompanisë japoneze Rakuten, që është sponsor i Barcelonës, dhe Iniesta e ka postuar në rrjete sociale një fotografi me Mikitanin ku ka shkruar se është nisur drejt “shtëpisë së re”.

Në 16 vjet te Barça, Iniesta ka fituar 32 trofe.