Sport

Flamurtari mbetet në Superligë

Flamurtari ka siguruar edhe një sezon në Superligën e Kosovës pasi ka mposhtur në barazh Vushtrrinë.

Këtë triumf, kryeqytetasit e siguruan vetëm pas gjuajtjes së penaltive.

Në kohën e rregullt dhe vazhdime, takimi u mbyll 1 me 1 me golat e Almir Ajzerajt të Flamurtarit dhe Jetmir Topallit të Vushtrrisë.

Në penalti, Flamurtari fitoi me rezultat 6 me 5, ku i vetmi që huqi penaltinë ishte Diellon Dragusha.