Sport

Klopp paralajmëron transferime

Descriptive Text

Jurgen Kloppi ka paralajmëruar se do të përforcojë ekipin gjatë verës dhe ka bërë të ditur se mesfusha do të jetë synimi kryesor për lojtarët e rinj.

Kloppi ka thënë se lëndimet e Adam Lallanas dhe largimi i Philippe Coutinhos drejt Barcelonës janë arsye për prurje të reja.

“Duhet përforcime në ekip, kemi nevojë për më shumë kualitet”, ka thënë Klopp në një intervistë për The Mirror. “Kjo nuk do të thotë se do të largojmë lojtar, por duhet të bëjmë një përzierje”.

“Çfarë duhet të bëjmë? Kemi sjell Naby Keitan, lojtar i jashtëzakonshëm. Do të sjellim edhe disa lojtarë tjerë, kjo do të ndodhë. Mendoni për sezonin që luajtëm pa Adam Lallanan dhe Philipe Coutinhon. Dy lojtarët më të mirë në Premier Ligë. Ata nuk ishin me ne”, ka shtuar ai.

“Imagjinoni sikur Phil Coutinho të ishte ende në ekip? Dhe të luanim e tre [Sadio Manen, Roberto Firminon dhe Mohamed Salahun] dhe Phil si tetësh – kjo do të kishte qenë mirë”, ka thënë veç të tjerash trajneri gjerman.