Sport

Ronaldo ndihet si 23-vjeçar, synon të luajë deri në moshën 41-vjeçare

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet dhe e ndjen se është më i ri se 33 vjet, ka thënë portugezi pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Tani kam 23 vjet biologjik”, ka thënë Ronaldo për programin “El Chiringuito”.

“Më ka mbetur edhe shumë kohë, mund të luaj deri në moshën 41-vjeçare. Po ndihem mirë, i lumtur, nuk mund të ankohem. Luajmë finale të shtunën dhe fansat përkrahin Cristianon”, ka thënë ai.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 15 gola në 12 ndeshje.

Nëse shënon të shtunën ndaj Liverpoolit, bëhet lojtari i parë që realizon në katër finale të Ligës së Kampionëve.