Sport

Griezmanni ndërron mendje, kërkon qëndrimin tek Atletico

Antoine Griezmanni raportohet se ka vendosur të mbetet tek Atletico Madridi edhe për sivjet.

Pasi është lidhur me një transferim te Manchester Unitedi, francezi së fundmi pritej të kalonte te Barcelona që ishte shprehur e gatshme të paguante klauzolën prej 90 milionë eurove.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Griezmanni ka vendosur të qëndrojë në Madrid për 12 muajt e ardhshëm sesa të kalojë në Camp Nou.

Sulmuesi është përgatitur t’u rezistojë ofertave që vijnë nga Barça gjatë kësaj vere.