Kane beson se Anglia mund ta fitojë Botërorin

Kane beson se Anglia mund ta fitojë Botërorin

22 maj 2018 20:36

Harry Kane beson se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës në Rusi dhe ka thënë se papërvoja e ekipit të ri nuk duhet të jetë arsyetim në rast dështimi.

Kane e di se përfaqësuesja e tij nuk është favorite e Botërorit, por nuk sheh arsye që “Tre Luanët” të sfidojnë për trofeun.

Sulmuesi i Tottenhamit për këtë synim ka marrë frymëzim nga Liverpooli i sivjetmë që ka siguruar finalen e Ligës së Kampionë dhe nga dominimi i Manchester Unitedit në vitet ’90 me një ekip me lojtarë të rinj në moshë.

“Mendoj se mund ta fitojmë. Nuk jemi favoritë për ta fituar”, ka thënë Kane.

“E dimë se nuk jemi favoritë për të fituar, por këtë sezon shembull është Liverpooli që askush nuk ka menduar se do të ishte në finale të Ligës së Kampionëve por ata ia dolën”, ka shtuar ai.

“Shikoni Man Unitedin, në ditët e [Sir Alex] Fergusonit ishin ekip i ri me moshë por dominuan në Premier Ligë. Nuk është arsyetim mosha, mund të jetë gjë e mirë. Besoj se mund ta fitojmë dhe do të tentojmë për këtë. Asgjë tjetër nuk është e mjaftueshme”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme