Sport

Talisca drejt Romës

Mesfushori brazilian Talisca pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, te skuadra e Romës.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Talisca, 24-vjeçar, te Roma do të transferohet si lojtar i lirë për shkak se kontrata me Beshiktashin i skadon në fund të muajit të ardhshëm.

Ai këtë edicion ka qenë ndër lojtarët më të dalluar tek ekipi turk, duke shënuar 20 gola dhe asistuar tetë herë në 47 ndeshje në të gjitha garat.

Talisca me Romëm pritet të firmosë kontratë katërvjeçare.

Para Beshiktashit, karrierë ka bërë edhe te Benfica e Bahia.