Allegri mbetet te Juve

Allegri mbetet te Juve

21 maj 2018 18:32

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk do të largohet deri në përfundim të kontratës.

Ndonëse është diskutuar shumë për të ardhmen e tij, ku Arsenali ishte i gatshëm për të nënshkruar me të, trajneri nuk do të lëvizë nga bardhezinjtë.

50-vjeçari ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit. Ai ka dalë nga zyrat e klubit pa dhënë deklarata, por mediat në Itali janë të sigurta se është arritur marrëveshja për të vijuar bashkëpunimin, transmeton KP.

Në fakt, kontrata aktuale e Allegrit përfundon në vitin 2020 dhe rinovimi nuk ishte tema e ditës, por çështja kryesore ishte dëshira e të dyja palëve për të vazhduar së bashku.

Në këtë mënyrë, Allegri do të jetë në stolin e “Zonjës së Vjetër” për të pestin vit radhazi. Ai me Juven ka arritur shumë suksese, ku ka fituar 4 herë radhazi titullin e kampionit dhe gjithashtu katër herë të tjera Kupën e Italisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme