Sport

Ancelotti trajner i ri i Napolit?

Nënkampioni i Italisë pritet të bëjë ndryshime në stol për sezonin tjetër.

Maurizio Sarri pritet të jetë i larguari i parë nga Napoli në përfundim të këtij edicioni.

Trajneri duket se nuk ka arritur marrëveshje me presidentin Aurelio de Laurentiis, për vazhdimin e bashkëpunimit.

Por, mediat në Italia shkruajnë se Napoli ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Sarrit dhe ai do të jetë Carlo Ancelotti, transmeton KosovaPress.

Lexoni edhe: 

Sarri mund të largohet nga Napoli

58-vjeçari që së fundmi ka drejtuar Bayern Munichun, ka shprehur interesimin që të marrë drejtimin e ndonjë klubi dhe nëse bisedimet mes tij dhe De Laurentiis shkojnë siç duhet ai do të kthehet përsëri në Serie A.

Ancelotti në Itali ka drejtuar Parmën, Juventusin dhe Milanin, ku sukseset më të mëdha në karrierë i ka arritur me rossonerët.