Nga përleshja mes tifozërive 8 të lënduar, njërit prej tyre i caktohet masë e ndalimit

Nga përleshja mes tifozërive 8 të lënduar, njërit prej tyre i caktohet masë e ndalimit

20 maj 2018 12:15

20:50 - Sot, pas ndeshjes së finales së Vala Superligës së Kosovës – mes KF Prishtina dhe KF Drita, ka ndodhur një përleshje mes tifozërive, ku sipas raportit të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar tetë persona ndërsa njëri prej tyre është lënduar rëndë, transmeton Koha.net.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datën 20 maj 2018 në qytetin e Pejës në kuadër të kampionatit të futbollit “Vala Superliga e Kosovës” në stadiumin e qytetit “ Shahin Haxhiislami” në Pejë është organizuar ndeshja e futbollit në mes të FC “Prishtina” dhe KF “Drita” e cila ka filluar në ora 16:00.

Policia e Kosovës me të gjitha njësitë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Policia e Kosovës gjatë dhe para ndeshjes së futbollit ka arrestuar katër (4) persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shpërndarjes së tifozëve, në rrugën Pejë-Prishtinë në dalje të qytetit ka ndodhur një incident ku gjatë përleshjes në mes të tifozëve të dy ekipeve, janë lënduar tetë (8) persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas ekipit mjekësor gjendja e te gjithë të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit një (1) nga të lënduarit tani i dyshuar i caktohet masa e ndalimit policor.


Përleshje mes tifozërive edhe pas ndeshjes

18:54 - Tjetër përleshje mes tifozëve të Dritës “Intelektualëve” dhe atyre të Prishtinës “Plisat” ka ndodhur pas takimit.

Sipas informatave të para, ka të lënduar, ndërsa policia ka intervenuar menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në një pompë benzini në dalje të Pejës.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, ka konfirmuar përleshjen, por ka thënë se nuk kanë detaje lidhur me rastin.


“Intelektualët” në Gjilan e nisin festën

18:41 - Tifozët e Dritës kanë nis festën në qytetin e Gjilanit dhe se disa rrugë do të ndalohen për qarkullimin e automjeteve si masë e sigurisë.

Tani tifozët janë në pritje të skuadrës së tyre e cila në Pejë zyrtarisht është shpallur kampion i Kosovës.

Image

Image

Image

Josa thotë se Prishtina s’diti ta ruajë qetësinë ndaj Dritës

Mirel Josa, trajneri i Prishtinës, ka thënë se skuadra e tij nuk diti të ruajë qetësinë në përballjen me Dritën.

Drita sot arriti të nxjerrë një pikë në përballje me Prishtinën, që i mjaftoi të shpallej kampion për herë të dytë në histori të klubit.

“Unë e pata thënë edhe para ndeshjes. E para e punës ne duhej të ishim të qetë që ta kishim lojën nën kontroll, duke pasur parasysh cilësinë e Dritës. Neve nuk duhej të shkonim me mendimin që çdo gjë do të përfundonte në pjesën e parë. Lojtarët e mi u shqetësuan shumë sikur gjithçka po përfundonte aty dhe pastaj kartoni i kuq i Currit na i prishi ekuilibrat. Lojtarët që mbeten në fushë mendoj se e bënë punën mirë, por edhe lodhja e bëri të veten. Gabimet i kemi bërë në ndeshjet e tjera, sidomos në duelin me Vëllaznimin, pasi sot do të ishim në situatë më ndryshe”, ka thënë pas takimit Josa.


Isufi thotë se Drita e meritoi titullin e kampionit

18:16 - Bekim Isufi, trajner i Dritës, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar titullin e kampionit në Kosovë.

Për SS, ai ka thënë se Drita ka pasur sezon të mrekullueshëm, por ka hasur në shumë sfida, për shkak të konkurrencës së fortë.

“Janë emocionet e para. Janë të përziera sepse ka qenë një finale. Tek nesër mund të di se çfarë emocione kemi pas. Janë të përziera, por normalisht jam shumë i kënaqur. Mendoj se Drita e ka merituar të shpallet kampion. Mos të harrojmë një gjë se të gjitha ekipet kanë bë konkurrencë dhe ka pas rivalitet të madh deri në fund”, ka thënë Isufi.


Leci ia dedikon titullin “Intelektualëve”

18:07 - Liridon Leci i Dritës ia ka dedikuar titullin e kampionit, tifogrupit të kësaj skuadre, “Intelektualëve”.

Ai ka thënë se ky sukses vjen pas angazhimit të madh të të gjithë lojtarëve dhe menaxhimit të trajnerit Bekim Isufi.

“Titulli vjen falë angazhimit që e kemi pas. E meriton Gjilani e Intelektualët. Do të festojmë gjithë javën”, ka thënë ai pas ndeshjes.

18:00 - Festa e “Intelektualëve” pasi Drita fitoi titullin e kampionit


Mbyllet ndeshja 0 me 0. Rezultati është i favorshëm për Dritën që siguron titullin e dytë të kampionit. Herën e parë që Drita fitoi titullin ishte më 2003.


Shtohen forcat e sigurisë në pesë minutat e fundit të ndeshjes.

Min '90 - Edhe Armend Dallku në minutën e fundit ndëshkohet me karton të kuq.


Min ’78 - Përparim Livoreka rrezikon për Dritën, por në momentin e fundit topi u prit nga Visar Bekaj.


Min ’67 – Ergyn Ahmeti i Prishtinës rrezikon portën e mysafirëve me një gjuajtje nga distanca.


Min ’66 – Bujar Shabani i Dritës ndëshkohet me karton të verdhë.


Min ’64 – Drita kryen zëvendësimin e parë duke inkuadruar Përparim Livorekën, për të zëvendësuar Astrit Fazliun.


Min ’63 – Mërgim Pefqeli i Prishtinës inkuadrohet në vend të Ahmed Januzit.


Min ’62 – Endrit Krasniqi i Dritës ndëshkohet me karton të verdhë.


Min '55 -  Prishtina merr dominimin në fushë duke krijuar disa raste në pjesën e dytë.


Fillon pjesa e dytë

Min '45 - Prishtina kryen menjëherë një zëvendësim duke inkuadruar Khalidin në fushë, për të larguar Mankendan.


Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0 me 0. Drita nisi më mirë ndeshjen, me Prishtinën që mori iniciativën më pas. Nga minuta e 32-të, kryeqytetasit po luajnë me një futbollist më pak në fushë për shkak të ndëshkimit me të kuq të Debatik Currit.


Min ’44 – Gjyqtari kryesor kërkon nga futbollistët e Prishtinës t’i qetësojnë tifozët “Plisat”. Sipas raportimeve, ata kishin fyer në kor kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin, dhe gjyqtarin anësor.


Min ’35 – Zëvendësim te Prishtina. Ergyn Ahmedi është futur për të zëvendësuar Arbër Hoxhën.


Min '32 - Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabani. Prishtina mbetet me një futbollist më pak në fushë.


Min ’17 - Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Dallku, është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje jo të rregullt ndaj Kastriot Rexhës.


Min '2 - Visar Bekaj ka arritur të presë me sukses gjuajtjen e Endrit Krasniqit në minutën e dytë për të shmangur golin e Dritës që do t’i jepte avantazh të madh skuadrës gjilanase në rrugën për titull.


Nis ndeshja e titullit

16:02 - Ka nisur në Pejë ndeshja vendimtare për përcaktimin e kampionit të ri në futboll në Kosovë.

Prishtina pret Dritën në xhiron e fundit të Superligës.

Drita është tri pikë përpara në tabelë dhe çdo rezultat pos humbjes me dy e më shumë gola disavantazh e shpall kampion.


Shumë tifozë në sheshe për të ndjekur ndeshjen Prishtina – Drita

Shumë adhurues të Prishtinës janë grumbulluar në sheshin “Zahir Pajaziti” për të ndjekur në një ekran përballjen me Dritën.

Ndeshja mes dy ekipeve, në kuadër të xhiros së fundit të sezonit në Superligë, vendos edhe se ku shkon titulli i kampionit.

Njëjtë është edhe në Gjilan, ku tifozët e Dritës po ndjekin në ekran ndeshjen që luhet në Pejë.

Image

Image

Image

 

Gjithçka gati për ndeshjen e titullit

15:47 - Gjithçka duket të jetë gati për të nisur ndeshja vendimtare për titullin e kampionit në Kosovë, mes Prishtinës dhe Dritës.

Image
Image

Interesim i madh nga shikuesit

Interesim të jashtëzakonshëm ka nxitur ndeshja vendimtare për titull të kampionit mes Prishtinës dhe Dritës.

Mijëra tifozë kanë mbetur jashtë stadiumit në pamundësi për ta ndjekur atë nga brenda.

Image

Formacionet zyrtare

15:28 - Janë publikuar formacionet zyrtare për kryendeshjen e sezonit mes Prishtinës dhe Dritës.

Ekipet përballen në xhiron e fundit në “Shani Haxhiislami” të Pejës në ndeshjen që përcakton kampionin e ri të Kosovës.

Çdo rezultat përpos humbjes me dy e më shumë gola diferencë e shpall Dritën kampion.

Image

Përleshje mes tifozëve në Pejë, ka të arrestuar

14:58 - Një përleshje ka shpërthyer në Pejë mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës, afër stadiumit “Shani Haxhiislami”, aty ku do të zhvillohet ndeshja që përcakton kampionin e ri.

Sipas gazetarëve në terren, tre persona janë arrestuar menjëherë.

Forca të shumta të policisë janë përreth stadiumit dhe afër mijëra tifozëve të të dy skuadrave.

Image

Skuadrat arrijnë në stadium

14:43 - Futbollistët e dy ekipeve, Prishtina dhe Drita kanë arritur në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë para përballjes vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës.

Ndeshja nis në orën 16:00.

Image

Siguri e lartë në Pejë

14:35 - Forca të shumta policore kanë rrethuar stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë para përballjes Prishtina – Drita, e vlefshme për xhiron e fundit të Superligës, njëkohësisht përcaktuese për kampionin e ri.

Policët kanë rrethuar stadiumin ndërsa tifozët i kanë detyruar të qëndrojë më larg duke vënë edhe kordonë të sigurisë.

Image
Image

“Intelektualët” e Dritës edhe kështu do ta përcjellin ndeshjen me Prishtinën

Image

“Intelektualët” me uniforma ushtarake në përkrahje të Dritës

14:25 -  “Intelektualët” grupi i tifozëve të Dritës ka nisur të hyjë në “Shahin Haxhiislami” para ndeshjes me Prishtinën në xhiron e fundit të Superligës.

100 tifozët që do të hyjnë në stadium janë veshur me uniforma ushtarake.

Qindra të tjerë janë jashtë stadiumit.

Rreth stadiumit në Pejë ka shumë forca policore.

Image

“Plisat” nisen për Pejë

13:03 - Shumë tifozë të Prishtinës janë nisur drejt Pejës për përballjen e madhe me Dritën.

Dhjetëra autobusë e kombibusë e shumë vetura të tjera janë nisur drejt Pejës nën përcjellje të Policisë.


Njëmijë “Intelektualë” në Pejë

12:28 - Rreth 1000 tifozë të Dritës, “Intelektualë” gjenden në Pejë, në prag të kryendeshjes me Prishtinën, sipas zëdhënësit të klubit nga Gjilani, Gentrit Murseli.

Ai ka thënë për Koha.net se ka edhe shumë të tjerë që janë rrugës.

Ndërkohë, dihet që për tifozët mysafirë, “Intelektualët” janë vetëm 100 bileta në dispozicion.


“Plisat” gati për Pejë

 

Image

Një numër i madh i tifozëve të Prishtinës, “Plisat” janë grumbulluar në sheshet e kryeqytetit për t’u nisur drejt Pejës për kryendeshjen e sezonit ndaj Dritës.

Sot Prishtina pret në Pejë Dritën e Gjilanit në ndeshjen e xhiros së fundit, e cila vendos për kampionin e Kosovës.

Çdo rezultat pos fitorja e Prishtinës me dy e më shumë gola epërsi shpall Dritën kampion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme