Platini pranon që Kupa Botërore 1998 ishte dizajnuar t’ia mundësonte Francës finalen me Brazilin

Platini pranon që Kupa Botërore 1998 ishte dizajnuar t’ia mundësonte Francës finalen me Brazilin

18 maj 2018 15:04

Ish-presidenti i UEFA e legjenda franceze, Michel Platini thotë se Kupa Botërore 1998 u dizajnua në mënyrë që ekipi francez të mos takonte atë brazilian deri në finale.

Franca ka mposhtur Brazilin 3 me 0 në Paris para 20 vitesh, falë golave të shënuar nga Zinedine Zidane e Emmanuel Petit të cilët bënë që të ekipi i tyre të ngritë kupën botërore për herë të parë, transmeton koha.net.

Sipas Platinisë, i cili ishte në komitetin organizues të turneut, ka qenë “ëndërr e çdokujt” që të shohin mikpritësin duke e mundur fituesin e pesëfishtë të kampionatit botëror në finale.

“Kur ne kemi organizuar kalendarin, kemi bërë ka pak manovra”, ka thënë ai për ‘France Bleu Sport’.

“Nëse ne do të përfundonim të parët në grup dhe nëse Brazili do to përfundonte i pari në grupin e vet, ne nuk do të mund të takoheshim para finales”.

Brazili ishte numri 1 në renditjen botërore në këtë garë, ndërsa Franca e dyta.

Brazilianët ishin në Grupin A dhe kanë mposhtur Skocinë, Marokun e kanë humbur nga Norvegjia, përderisa Franca ka fituar që të tri ndeshjet e saja në Grupin C kundrejt Afrikës së Jugut, Arabisë Saudite e Danimarkës.

Të dy vendet përfunduan në krye të grupeve të tyre, e kështu u vendosën në anët e kundërta që më vonë të takoheshin në finale.

“Ne nuk u mërzitëm kot për gjashtë vite radhazi për të organizuar Kupën Botërore e të mos bënim pak manovrime”, ka shtuar Platini.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme