Gara me biçikleta, si edukim në trafik

Gara me biçikleta, si edukim në trafik

18 maj 2018 14:54

Për herë gjashtë me radhë janë mbajtur garat tradicionale të nxënësve me biçikleta me qëllim testimin e shkathtësive të tyre në ngasjen e biçikletës dhe njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut.

Kjo garë është organizuar nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike "Tempulli" dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit "AMRKS", në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe me përkrahje nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, transmeton kp.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se përmes këtyre aktiviteteve po rritet sensibilizimi për sigurinë në rrugë.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmeti tha se problemet e shumta në komunikacionin rrugor në Kosovë mund të zgjidhen përmes edukimit në trafik.

Sipas tij, qasja më e mirë për t’i ulur aksidentet dhe fatkeqësisht në trafik duhet një koordinim i duhur të gjithë pjesëmarrësve.

Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se kjo garë me biçikleta përveç karakterit sportiv ka edhe mision për ruajtjes e sigurisë.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin nxënës të klasave të gjashta, shtata dhe teta, nga gjithsej 12 shkolla të ndryshme të pesë komunave të Kosovë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme