Sport

Kosovën në Panama me xhudisten Erza Muminoviq

Xhudistja kosovare Erza Muminoviq do të garojë në Panamerican Cadet Cup në Panama City.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili nëpërmes një postimi në facebook ka treguar se Erza do të marr pjesë në garën Panamerican Cadet Cup, e cila është kualifikuese për Lojërat Olimpike për të rinj.

Kukaj ka shkruar:

“Ambasadore e shtetit tonë në Panama u jam shumë mirënjohës!
Ndjenjën e mbështetjes së mirëfilltë të shtetit kur ajo nevojitet,mua dhe ekipit tonë na e dhatë ju!
Erza neser do garoj në Panama City në Panamerican Cadet Cup, garë kjo kualifikuese për Lojërat Olimpike për të rinj.
Erza Muminoviq e shoqëruar nga asistenti im Fatosi po lufton për kualifikim në Buenos Aires,pas shumë peripetive për pajisje me vizë por të asistuar nga Ambasadat e shtetit tonë në Panama dhe në Stamboll ata arritën dhe u pritën nga Ambasadorja Zana Zeqiri Rudi dhe stafi në aeroport.
Shpresojmë në sukses të Erzes!
Foto nga arritja e ekipit tonë në Panama City”.