Sport

Casillas mbetet te Porto

Portieri spanjoll ka vazhduar përsëri kontratën me kampionët e Portugalisë.

Ndonëse dukej se do të largohej përfundimisht nga Porto në fund të stinorit, Iker Casillas ka arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Porto ka njoftuar se ka vazhduar  kontratën e portierit Iker Casillas deri në vitin 2019.

“Jam shumë i lumtur. Do të vazhdoj edhe një vit tjetër me Porton. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi në Twitter ish-portieri i Real Madridit.

Sipas mediave portugeze, Casillas ka pranuar një ulje të pagës për të vazhduar aventurën e tij me Porton, ekip me të cilin u shpall kampion i Portugalisë.