Sport

Ledecky vendos rekord bote në garën e parë si profesioniste

Katie Ledecky dukej po aq dominuese sa kurrë më parë, në debutimin e saj në rangun profesionist. Ajo vendosi një rekord tjetër të botës në 1500 metra krol, duke shkatërruar rekordin e saj të vjetër të botës për pesë sekonda dhe la të gjitha dukshëm prapa në pishinën "IUPUI Natatorium" të mërkurën, në Indianapolis.

Fituesja e gjashtë medaljeve të arta olimpike përfundoi me 15:20.48 minuta, duke thyer rekordin që e kishte vendosur në gusht të vitit 2015 në Indianapolis. Pasi fitoi baterinë e saj me më tepër se 49 sekonda epërsi ndaj të dytës, Ledecky u desh të priste edhe dy orë tjera para se zyrtarisht të kurorëzohej kampione, derisa bateritë tjera vazhduan, shkruan sot Koha Ditore.

Por si zakonisht Ledecky nuk la dyshime se ku qëndron dhe ajo vetëm sa ka nisur në rangun profesionist. Deri më tash ajo nuk llogaritej profesioniste, meqë ishte pjesë e ekipeve të kolegjeve dhe nuk kishte të drejtë të siguronte sponsorë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)