Sport

Pendesa e madhe e Wengerit, dështimi me Ronaldon

Descriptive Text

Dështimi për të transferuar Cristiano Ronaldon është një prej pendesave më të mëdha të trajnerit në largim të Arsenalit, Arsene Wenger. Wenger 68-vjeçar po largohet nga klubi londinez pas gati 22 vjetëve në klub.

Wenger ka transferuar disa prej lojtarëve më të mirë në ligë gjatë qëndrimit tek Arsenali, përfshirë Thierry Henryn, Robert Piresin, Cesc Fabregasin dhe Mesut Oezilin. Por Arsenali humbi garën me Manchester Unitedin për transferimin e Ronaldos në vitin 2003, shkruan sot Koha Ditore.

Ronaldo shkoi tek Unitedi dhe ndihmoi skuadrën të fitonte tri herë ligën, ndërsa fitoi edhe Ligën e Kampionëve dhe FA Cup, para se t'i bashkohej Real Madridit në vitin 2009.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)