Sport

Arsenali bisedon edhe me Henryn për të zëvendësuar Wengerin

Arsenali pritet të mbajë javën e ardhshme bisedime me legjendën e klubit, Thierry Henry, lidhur me pozitën e trajnerit në Emirates.

Sipas “SkySports”, klubi është duke punuar intensivisht që të gjejë zëvendësuesin e Arsene Wengerit të larguar pas 22 vjetësh.

Raportimet e deritashme thoshin që Mikel Arteta është kandidati kryesor për këtë pozitë.

Ai ka pasur bisedime me klubin të enjten, ndërsa kandidat tjetër është Henry me të cilin do të bisedohet së shpejti.

Sipas raportimeve, Arsenali dëshiron ta ketë trajnerin e ri para nisjes së Botërorit më 14 qershor.