Sport

Suarez kthehet te Liverpooli, nëse Barça merr Griezmannin

Luis Suarez mund të bëjë rikthim befasues te Liverpooli këtë verë, pasi Barcelona thuhet të jetë e gatshme për shitjen e uruguaianit.

Gjiganti katalonas është afër transferimit të Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi për 100 milionë funte.

Barça tani duhet të sigurojë fondin për të blerë francezin, dhe, sipas “Don Balon”, klubi po dëshiron të sigurojë paratë përmes shitjes së Suarezit.

Suarezi para se të kalonte te Barça më 2014, kishte shënuar 82 gola në 133 paraqitje për Liverpoolin.