Refuzohet oferta e Realit për Alissonin, Roma kërkon 90 milionë euro

Refuzohet oferta e Realit për Alissonin, Roma kërkon 90 milionë euro

17 maj 2018 15:03

Roma ka refuzuar një ofertë që Real Madridi e ka bërë për portierin brazilian, Alisson.

25-vjeçari është në listën e transferimeve të klubit spanjoll, por sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Roma kërkon 90 milionë euro, ndërsa Reali ka ofruar një shumë të vogël të parave.

Roma ka më pak presion për shitjen e tij dhe ka përgatitur kontratën e re për brazilianin që ka thënë se është i lumtur me interesimin e Madridit dhe Liverpoolit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme