Atletico fiton Ligën e Evropës për herë të tretë

Atletico fiton Ligën e Evropës për herë të tretë

16 maj 2018 22:32

Atletico Madrid ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Evropës për herë të tretë në histori të klubit.

Skuadra madrilene fitoi në finalen e edicionit të sivjetmë ndaj Marseilles duke e mposhtur 0 me 3 në ndeshjen e zhvilluar në Lyon.

Dy gola i realizoi Antoine Griezmann, ndërsa të tretin e shënoi Gabi.

Para këtij titulli, Atletico e kishte fituar Ligën e Evropës në vitet 2010 dhe 2012.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme