Bashkimi mposht sërish Prishtinën, një fitore  afër shpalljes kampion

Bashkimi mposht sërish Prishtinën, një fitore afër shpalljes kampion

16 maj 2018 22:14

Bashkimi ka mposhtur Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë finale.

Prizrenasit arritën të dominonin në shtëpi vazhdimisht duke fituar çdo periudhë dhe për të mbyllur në fund ndeshjen me 17 pikë epërsi, 97:80.

Mikaile Tmusic ishte më meritori për këtë fitore. Ai kontribuoi me 31 pikë në fitoren e Bashkimit.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Prishtinë dhe nëse edhe ajo ndeshje i takon Bashkimit, titulli i kampionit do të shkojë në Prizren.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme