Sport

Mane barazon rekordin e Suarezit

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka arritur rekordin e tij personal në Premier Ligë në këtë sezon, duke arritur kështu rekordin e Suarezit me golin e tij ndaj Evertonit.

Ish-futbollisti i Southamptonit tani ka arritur të jetë i përfshirë në 18 gola këtë sezon, me 13 të shënuara dhe 5 asiste, diçka që nuk e ka arritur më parë me “Saints”, transmeton Koha.net.

Dhe goli i sotëm ndaj Evertonit nënkupton që ai ka shënuar në të dy derbit ndaj Evertonit, diçka që e kishte bërë edhe Suarez e Sturridge në sezonin 2013-14, raporton Goal.